Xherdan Shaqiri ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme duke qenë heroi absolut i Baselit në derbin ndaj Cyrihut. Sulmuesi kosovar realizoi hat-trick, përfshirë edhe golin e fitores në minutën e fundit, duke i siguruar ekipit të tij një triumf të madh.
Shaqiri shënoi tre gola gjatë ndeshjes, duke treguar klas, përvojë dhe vendosmëri në momentet vendimtare. Goli i fundit, i ardhur në çastet finale të takimit, vulosi fitoren e Baselit dhe ndezi festën e tifozëve në stadium.

No comment